Moska: NATO po përkeqëson sigurinë në Evropë, do reagojmë

Moska do të marrë të gjitha masat e nevojshme ushtarake për të garantuar sigurinë e tyre, tha Alexander Grushko.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Alexander Grushko tha se plani i ri NATO-s për të forcuar gatishmërinë luftarake në Evropë, do  ta përkeqësojë sigurinë e kontinentit, duke shtuar se Moska do të marrë këtë në konsideratë kur të bëjë planet e saj të luftës.

Zyrtarët perëndimorë thanë javën e kalyar se Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion mbi aleatët evropianë që të blejnë më shumë anije dhe aeroplanë luftarakë, të shtojnë e forcojnë strukturatme kontigjente njerëzore, për ta bërë NATO-n më të fuqishme përballë Rusisë.

Sipas Interfax, Grushko ka kritikuar këtë nismë dhe tha se Moska do të marrë të gjitha masat e nevojshme ushtarake për të garantuar sigurinë e vet.

Nëntë vendet anëtare të NATO-s në krahun lindor të Aleancës, së fundmi u pajtuan që të bashkëpunojnë më ngushtë, si një mënyrë për të përforcuar sigurinë e tyre në dritën, siç është thënë, “agresive” të Rusisë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts