728 x 90 Leaderboard

Moska: Departamenti i Shtetit prodhon lajme të rreme

Departamenti i Shtetit sajon lajme të rreme kundër Rusisë në shkallë industriale, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po lufton kundër lajmeve të rreme në media amerikane, tha zëdhënësësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ndërsa presidenti amerikan duke luftuar kundër lajmeve të rreme në CNN, ai ndoshta nuk e vëreni se vartësit e tij vazhdojnë të prodhojnë lajme të rreme dhe se ato janë tashmë në shkallë industriale”, tha Zaharova.

Si një shembull, ajo përmendi një hartë të shteteve të NATO-s të lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, e cila ka për qëllim që të frikësojë Moskën për shkak të zgjerimit të aleancave ushtarake.

Harta tregon Rusinë dhe shtetet anëtare të Aleancës përreth Rusisë, tha Zaharova. /tesheshi.com/

 

Related posts