728 x 90 Leaderboard

Mosdekretimi i Lleshit, Meta nuk tërhiqet: naivët të lexojnë Kushtetutën!

Presidenti Meta ka treguar se nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër Rendi, përkthyer kjo si një vendim i tij për ta vijuar një betejë të saponisur me kryeministrin Rama. Paralajërimit të këtij të fundit një natë më parë në Real Story, se të hënën çon sërish emrin e Lleshit për dekretim, Meta i është përgjigjur një ditë më pas me një kokëfortësi politike, tipike për të.

“Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidenti. A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegshmëri të plotë, si gjithmonë”, ka qenë reagimi i kreut të shtetit.

Pra, sipas tij, akti i mosdekretimit të Lleshit është kushtetues, duke iu përgjigjur kështu zërave të mazhorancës, posaçërisht të kryeministrit Rama, se nuk ka asgjë kushtetuese në refuzimin e Lleshit, gjersa dhe letra e tij ku shpreh “mosbindjen” për dekretim nuk patur asnjë referencë kushtetuese.

Në Real Story, Rama e vlerësoi Metën si një president korrekt, deri ditën kur siç tha, bëri esktravagancën kushtetuese.

“Unë e kam votuar se ka qenë një figurë e përshtatshme. Deri të shtunën, kur bëri këtë ekstravagancë kushtetuese, ka qënë një president korrekt. Nuk e kemi votuar që të jetë një kukull e PS. Presidenti ka të drejtë të ketë një opinion të ndryshëm. Ai ka pasur një rol pozitiv”, ishin konsideratat e Ramës.

Por paçka një gjuhë plot miklime të Ramës, Meta, siç e bëri të qartë këtë të premte, do e vijojë betejën e nisur me sfond kushtetues, por që ka konturet e një përplasjeje me Ramën, me rrënjë te reforma në drejtësi, prej së cilës vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese.

Me këtë akt, Meta është pozicionuar në një valë zëri me opozitën, e cila po përpiqet ta deligjitimojë reformën pikërisht nga fakti i mbetjes pa Kushtetuese. /tesheshi.com/

 

Related posts