Mos e hidhni poshtë, disa mënyra alternative për të përdorur ujin e makaronave

Uji që del nga zierja e makaronave është shumë i pasur me amidon dhe kripëra të tjera minerale, prandaj ka shumë funksione.

Nëse deri tani e keni derdhur ujin e makaronave mos e bëni më, sepse ai është një kurë shumë e mirë për bukurinë.

Sasia e lartë e amidonit dhe e kripërave minerale e bën atë një ushqyes të shëndetshëm të lëkurës, por njëkohësisht edhe një zbutës dhe hidratues të skalpit.

Pas zierjes së makaronave, ujin e tyre mund ta përdorësh në disa mënyra.

Përdoreni për flokë të dëmtuar: Masazhoni kokën me lëngun e makaronave për të përmirësuar flokët e thatë dhe të dëmtuar. Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo.

Zbutës për duart: Edhe në rast se në ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i bëjë edhe më të buta duart. Duke shtuar edhe pak kripë, mbaji duart në ujë për disa minuta. Pa i shpëlarë, mbaji disa minuta derisa të thahen. Më pas shpëlaji më ujë ambienti. Kripërat minerale ushqejnë lëkurën e dëmtuar apo të thatë të duarve, ndërsa vaji e zbut dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim.

Maskë për fytyrën: Në një filxhan kafe uji makaronash mund të shtosh pak tërshërë për të përftuar një maskë në formë scrub-i. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të rrjedhshëm. Lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër.

“Riciklim”: Një tjetër përdorim i zgjuar i ujit të makaronave, është edhe përdorimi i tij për të zier zarzavatet. Duke qenë se është i pasur edhe me kripë, në këtë rast nuk është nevoja që të shtohet një sasi tjetër kripe në zierjen e tyre./tesheshi.com/

Related posts