728 x 90 Leaderboard

“Morandi” tragjik: historia e një ure që dashurohej nga 5 Yjet

Ajo mund të quhet dhe si ura më e “mallkuar” në Itali, ku sot shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave. Dhe, kush ka e ka dëgjuar apo patur preferencë Gianni Morandin, yllin e muzikës italiane të viteve ’80, ta dijë që emri i saj nuk ka asnjë lidhje artistin simpatik të skenave italiane.

Ajo quhet “Morandi”, për nder të inxhinierit Ricardo Morandi, njeriut që e projektoi këtë vepër infrastrukturore, e që sot ndaj tij janë drejtuar reflektorët e urrejtjes.

U deshën 4 vite për ndërtimin e urës së lartë të Genova-s, e cila u financua nga Enti Italian i Ujësjellësit. Punimet zgjatën nga viti 1963-1967, për atë që në atë kohë u quajt një vepër e rëndësishme, por që sot është kthyer në makthin e gadishullit Apenin.

Versionet e rënies janë disa, duke nisur që prej amortizimit, defektit në konstrukt, e deri mbingarkesa prej trafikut apo motit me furtunë.

Megjithatë, ura “Morandi” ka pasur një histori të gjatë tersi, duke u shoqëruar periodikisht me probleme.

Betoni i ngrirë në urë skadoi vetëm për pak vite dhe ajo iu nënshtrua një rikonstruksioni të herëpashershëm.

Ishte ura lidhte qytetin e madh port të Genova-s me Savonën e Ventimiglia-n, por edhe pjesë të rivierës ligure. Ajo ishte një segment i autostradës A10 të superopopulluar dhe që ishin parashtruar kërkesa për ta bllokuar.

E fundit ishte 4 vjet më parë, por pjesëtarët e partisë sot në qeverisje, 5 Yjet, e kundërshtuan, duke e cilësuar si një vepër historike. Ishte e gjatë mbi 1 kolometër, ekzaktësisht 1183 metra ndërsa e lartë 90 metra. Një lartësi që ka ndihmuar mjaft edhe në lëkundjen e srukturave.

Rrëzimi ndodhi gjatë një stuhie të tmerrshme, ku pati edhe gjëmime dhe rrufe të fuqishme.

Në rrjet kanë nisur – siç ndodh shpesh në historitë e tilla – shkaku të kërkohet dhe në qiell – pasi edhe atmosfera e rrëzimit ishte apokaliptike.

Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që partitë fajësojnë njëra-tjetrën. /tesheshi.com/

 

Related posts