Auto Dak
Auto Dak

MONSTRUOZI / Marc Dutroux, përdhunuesi, torturuesi dhe vrasësi i fëmijëve që po kërkon lirinë

Belgu Marc Dutroux, një nga përdhunuesit dhe vrasësit më famëkëqinj të fëmijëve, ka bërë përsëri kërkesë për lirim nga burgu. Gjykata e Brukselit do të shqyrtojë kërkesën e tij për lirim më 17 tetor, njoftoi të shtunën e përditshmja belge Het Laatste Nieuws, pa cituar burime.

Në vitet 1990, Dutrou rrëmbeu, torturoi dhe dhunoi gjashtë vajza, ku katër prej tyre vdiqën mizorisht. Ai ka qenë në paraburgim që nga viti 1996 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në 2004. Qysh në vitin 2013, ai dëshironte të dilte nga burgu herët për të kaluar pjesën e mbetur të dënimit me një byzylyk elektronik te kyçi i këmbës. Kërkesa u refuzua.

Burgimi i përjetshëm në Belgjikë është zakonisht 30 vjet, dhe lirimi i parakohshëm është i mundur nëse personat e dënuar kanë vuajtur të paktën dy të tretat e dënimit të tyre.

Vitin e kaluar, avokati i Dutroux, Bruno Dayez publikoi një libër me titull “Pourqoui Libérer Marc Dutroux” (“Pse Marc Dutroux duhet të lirohet”). Në libër, ai deklaroi se pas një periudhe kohe të caktuar, çdo person kishte të drejtë për një jetë të re në shoqëri.

Rasti Dutroux shkaktoi një tronditje në mbarë botën në mesin e viteve ’90. Në 1995, ai rrëmbeu vajzat Melissa Russo dhe Julie Lejeune, që të dyja 8 vjeçe, i futi ​​në një bodrum, i përdhunoi e torturoi aty.

Dy muaj më vonë, Dutrou rrëmbeu të dy tjera më të rritura, përkatësisht En Marsal, 17 vjeçe, dhe Eefje Lambrecks, 19 vjeçe.

E ndërsa vuante një dënim prej 3 muajsh për vjedhjen e një makine, gruaja e tij Michelle Martin duhej të kujdesej për dy të miturat e rrëmbyera, të cilat megjithatë vdiqën nga uria.

Kur doli nga burgu, Dutruxi habiti pasi varrosi të gjalla Lambrecks dhe Marsal. Në fund të majit 1996, ai morri me forcë në furgon 12-vjeçaren Sabine Dardenne, të cilën po ashtu e mbylli në një bodrum.

Më 9 gusht 1996, ai gjithashtu rrëmbeu Laetitia Delhez, 14 vjeç, por një dëshmitar okular fiksoi targat e furgonit të tij. Së shpejti, Dutroux u arrestua së bashku me gruan e tij Michelle Martin dhe bashkëpunëtorin Michel Lelièvre, dhe dy viktimat e fundit u çliruan nga ferri.

Bashkëpunëtori dhe gruaja e Dutroux, Michelle Martin u dënuan me 30 vjet burg dhe u lanë të lirë në vitin 2012 pasi vuajtën 16 vjet burg.

Disi e pabesueshme, por përpara se të fillonte një zbavitje vrastare, Dutrou rrëmbeu dhe dhunoi pesë vajza të moshës 12-19 vjeç, aty nga fundi i viteve ’80. Ai u dënua më pas me 13 vjet e 6 muaj burg, por u fal nga Melchior Wathelet, ministri i atëhershëm i drejtësisë belge, pas vetëm tre vjet burg. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts