728 x 90 Leaderboard

Monika Kryemadhi mbështet Berishën: e vërteta e shëmtuar (foto)

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së djeshme parlamentare zgjidhi një mënyrë të veçantë për të mos dëgjuar fjalimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Në momentin që ajo nisi fjalimin, Rama vendosi kufjet, ndoshta duke dëgjuar muzikë.

Pak a shumë ishte i njëjti veprim, sikundër ambasadori amerikan bëri në seancën e së shtunës, kur në Kuvend po fliste Gramoz Ruçi. Donald Lu hoqi kufjet duke mos preferuar të dëgjojë fjalimin e kryeparlamentarit.

Por veprimi i Ramës ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave, por edhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale foton duke e shoqëruar me komentin: ““Kjo foto provon dhe njëherë kompleksin e Ramës nga gratë. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dorë”, “xhentëllmeni” mbyll veshët! sb”.

Postimi i Berishës ka gjetur mbështetjen e Monika Kryemadhit, e cila jo pak herë ka shprehur vlerësime për ish-kryeinistrin. Kryetarja e LSI ka rishpërndarë postimin e Berishës me komentin “e vërteta e shëmtuar”. /tesheshi.com/

Related posts