Moment i çuditshëm, gomari bie nga çatia

Ky është momenti kur një gomar përfundon në çatinë e një shtëpie në Brazil, duke lënë gjurmë të mbeturina në dhomën e pritjes si dhe duke habitur pronarët. Ne jemi mësuar që nëpër çati të ketë shpendë dhe nëpër filma drerët e babagjyshit të vitit të ri, por jo gomerët.

Në fakt, kafsha ishte duke kullotur mbi një pronë malore, kur rrëshqiti dhe u rrëzua nëpër pllaka qeramike.

Familja e befasuar, e cila nuk pranoi të identifikohej, njoftoi shërbimin e zjarrfikësve kur regjistruan skenën e çuditshme.

Fillimisht kafshës i dolën këmbët dhe më pas duke shkelmuar për të gjetur një bazament, përfundoi në dhomë.

Gomari i tmerruar përplaset tërthorazi duke u përpjekur për të gjetur një farë stabiliteti.

Duke u zhytur në tokë me një zhurmë të lartë, gomari godet kokën në dysheme dhe rrotullohet në shpinë me të katër këmbët e hapura në ajër./tesheshi.com/

Related posts