Moisiu në “Lagjen e Trimave”: Habitem si kanë shpëtuar banorët, ka qenë terror i planifikuar

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka vizituar sot qytetin e Kumanovës, konkretisht Lagjen e Trimave, nga ku ka shfaqur indinjatë për trajtimin që u është bërë njerëzve në këtë zonë dhe ka shprehur habi se si kanë arritur banorët të shpëtojnë pa u vrarë.

Ish-presidenti Mojsiu deklaroi se ngjarja e ndodhur ka qenë një terror i planifikuar kundër banorëve. “Zjarri është hapur pa marrë përgjigje. Mund të hapet zjarr kur tjetri godet. Njerëzit kanë qenë në shtëpi me fëmijë e gra. Jam i habitur si kanë shpëtuar banorët pa u vrarë. Ky ka qenë terror i planifikuar kundër banorëve. Ky nuk është operacion policor por ushtarak”,- tha ish presidenti.

Ai deklaroi se ende nuk e ka të qartë se si janë zhvilluar veprimet, duke qenë se ende nuk ka asgjë të qartë nga shteti maqedonas. Për z. Moisiu duhet hetim ndërkombëtar i rëndësishëm, i cili nuk do të jetë kurrë i plotë nëse nuk merr pjesë edhe Shqipëria.

“Ju jeni nënshtetas maqedonas, keni kombësi shqiptare. Vetëm me këtë hetim mund të mbahet përgjegjësi. Unë shfaq indinjatë për trajtimin që u është bërë njerëzve”,- tha Moisiu.

Moisiu është i dyti politikan nga Shqipëria që viziton “Lagjen e Trimave”.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts