Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mohimi i Raçakut, në korr nga Prishtina në Tiranë: Vuçiç, ky Geobbels i Millosheviçit

Një valë reagimesh ka përfshirë politikën kosovare karshi presidentit Vuçiç, deri në pikën e krahasimit me Goebbelsin famëkeq të nazizmit. Kjo pasi dhe kreu i shtetit serb, e quajti masakrën e Raçakut si sajesë. Vuçiç e tha këtë pas dënimit të dhënë me dy vjet burg, por për mohim të Raçakut, të ish-ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, Ivan Todosijeviç.

Avokati i mirënjohur kosovar Tom Gashi tha se ai ka paraqitur një kallëzim penal kundër Vuçiçit në Prokurorinë Speciale të Kosovës për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose intolerancës nacionale, racore, fetare ose etnike sipas nenit 147 të Kodit Penal të Kosovës”.

Ministri i Jashtëm në detyrë në qeverinë “Rama”, kosovari Gent Cakaj, ishte ai që e krahasoi Vuçiçin me ministrin nazist të propagandës gjermane Joseph Goebbels.

Cakaj shkroi në llogarinë e tij në Tëitter se “Goebbelsi i propagandës së Millosheviçit tani është bërë një kampion në mohimin dhe relativizimin e krimeve të luftës”.

“Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet të dënojnë veprime të tilla poshtëruese që shtrembërojnë të vërtetën dhe ofendojnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim. Masakra e Raçakut nuk do të harrohet kurrë”, shkroi Cakaj.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi në llogarinë e tij në Tëitter se zyrtarët serbë po “mohojnë një nga krimet më të rënda që ndodhën në Evropë të kryera kundër civilëve “, i cili u konfirmua dhe nga gjykata e Hagës.

Ai deklaron se Serbia duhet të heqë dorë nga politikat “gjenocidale” sepse pajtimi dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen mbi mohimin e krimit.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj shkroi në Tëitter se “masakra në Raçak e vitit 1999 befasoi botën”.

Haradinaj tha se mohimi i Vuçiç tregon se Serbia “ruan mentalitetin gjenocidit të Milosheviçit”.

Ai shtoi se ishte “tronditëse” që Vuciç po “minimizonte shanset për paqe dhe pajtim në rajon”. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts