Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VIRUSI/ Mjekja kineze e arratisur, denoncim video: Origjina e Corona-s, nga laboratori!

Dr. Li-Meng Yan, një virologe e njohur kineze, e cila dyshohet se u fsheh nga frika për sigurinë e saj, doli përsëri në publik për të konfirmuar se ajo kishte prova shkencore që COVID-19 ishte prodhuar në një laborator në Kinë.

Shkencëtarja, e cila thotë se bëri disa nga hulumtimet më të hershme mbi COVID-19 vitin e kaluar, komentoi mbi këtë gjatë një interviste për shfaqjen britanike “Loose Women”.

E pyetur se nga lindi virusi vdekjeprurës që ka vrarë deri më tani më shumë se 900,000 njerëz në të gjithë botën, Dr. Yan – duke folur përmes videos nga një vend i fshehtë, u përgjigj:

“Vjen nga një laborator – një laborator në Ëuhan dhe laboratori kontrollohet nga qeveria kineze.”

Ajo këmbënguli se kishte raporte të përhapura se virusi filloi vitin e kaluar nga një treg në Wuhan, por që kjo është një “perde tymi”.

“Gjëja e parë është tregu i mishit në Wuhan… është një perde tymi por ky virus nuk është nga natyra”, pohoi Yan, duke shpjeguar se ajo “e mori inteligjencën e saj nga CDC në Kinë, nga mjekë vendas”.

Virologia më parë akuzoi Pekinin për gënjeshtra kur mësoi për virusin dhe për mbulimin e gjerë të punës së saj.

Yan shtoi: “Çdokush, edhe nëse nuk keni njohuri të biologjisë, mund ta lexojë atë, dhe ju mund ta kontrolloni, identifikoni dhe verifikoni vetë.”

“Kjo është një gjë kritike që ne të dimë origjinën e virusit,” tha Yan, duke nënvizuar: “Nëse jo, ne nuk mund ta kapërcejmë atë – do të jetë kërcënuese për jetën, për të gjithë.”

Ajo tha se po dilte publikisht, sepse, “unë e di se nëse nuk i them të vërtetës botës, do të pendohem,” shtoi ajo.

Yan gjithashtu pretendoi se para se të ikte nga Kina, informacioni i saj ishte fshirë nga bazat e të dhënave të qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts