Auto Dak
Auto Dak

Mjalti “Manuka”, çfarë është realisht dhe a e arsyeton çmimin?

Mjalti “Manuka” është bërë tej mase i njohur vitet e fundit, por është mjaft i shtrenjtë për t’u blerë – më shumë se 30 dollarë për një kavanoz prej 200 gramësh. Pretendohet se ai benefite shëndetësore dhe shëron shumë sëmundje, por a ka ndonjë evidencë për këtë?

Mjalti “Manuka” ka prejardhjen nga Zelanda e Re, dhe krijohet nga nektari që mbledhin bletët në pemët e egra që quhen Manuka.

Ai ka një shije jo të zakonshme, por cilat janë realisht benefititet?

Shumica e llojeve të mjaltit besohet se kanë aftësi për mbytjen e bakterieve, për shkak të mekanizmit për të prodhuar peroksid hidrogjenin.

Por një studim nga Honey Research Unit në Zelandë të Re ka treguar edhe kur largohet peroksid hidrogjeni nga mjalti, mjalti “Manuka” është i vetmi që ruan mundësinë e zhdukjes së baktereve në trup.

Kjo është për shkak të prezencës së një përbërësi unik, i njohur si “metylglyoxal” i cili ka veti specifike antimikrobike.

Pas këtij studimi, përdorimi dhe shitja e mjaltit Manuka morri hov si kurrë më parë. Me miliona kavanoza mjalti tani të njohura si “UMF (Unik Manuka Faktor)” dolën në tregun ndërkombëtar.

Por cilat janë përfitimet mjekësore të këtij mjalti?

Në kuptimin e mjaltit që përdoret si ilaç, ‘mjalti i klasifikuar mjekësor’ është i licencuar në mbarë botën për trajtimin e plagëve të lehta dhe probleme të lëkurës. Ka pasur shumë studime dhe publikime që kanë treguar se mjalti në përgjithësi, dhe në veçanti mjalti Manuka, shërojnë me sukses infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikut.

Shumë persona e blejnë këtë lloj mjalti për të shëruar dhimbjet e fytit, problemet me apetit, madje dhe alergjitë. Por a ka evidenca reale?

Nuk ka mjaft evidenca se përbërësi unik i Manukas – methylglyoxal-i, i mbijeton ambientit të trupit. Ka pak evidenca se problemet me fytin shërohen vetëm me mjaltë, apo se alergjitë mund të trajtohen me këtë preparat të shijshëm të natyrës.

Megjithatë, shumë njerëz betohen në efektet e tij, ndonëse studimet klinike ende nuk flasin për kapacitete mrekullibërëse siç pretendohet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts