Tribuna perëndimore e stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, pritet që shumë shpejt të rikthehet në gjendjen e mëparshme, ose ndoshta edhe më mirë seç ishte pas dëmeve që morri nga flakët në fillimin e këtij viti. Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë përsipër kompensimin e dëmeve duke ofruar 100 mijë euro për rregullimin e e tyre.
Ndërkohë, deri sa qeveria përkujdeset për ndërtimin e stadiumit të ‘minatorëve’ këta të fundit ndodhen në Ulqin për t`i mbushur bateritë për stinorin e ri pranveror. Për të pasur paraqitje sa më të mira, Trepça 89’ ka paraqitur për regjistrim tetë lojtarë, pesë prej tyre nigerianë; Obisheran Rohmi, Alloden Ahmed Tovola, Omëuka Michel Nëoso, Sylejman Affez Afinde, Olatunde Sundajtudafe, janë afrikanët që pritet të luajnë në ‘Riza Lushta’. Ndërkohë, tre emrat tjerë janë Ilir Izmaku, Kreshnik Lushtaku dhe Blendi Memaj. /tesheshi.com/
Wow, amazing weblog format! How long have you been blogging for?
you make blogging glance easy. The whole look of your site is excellent, let alone
the content material! You can see similar here sklep online