TRAGJEDIA/ Misteri i MH17, hetuesit dalin me emrat e agresorëve

Një grup hetuesish holandez kanë ardhur në përfundim se janë katër të dyshuar që kanë rrëzuar aeroplanin civil MH17 në territorin e Ukrainës.

Tre prej tyre janë shtetas rusë, të cilët dyshojnë se banojnë në Rusi, dhe i katërti është shtetas ukrainas i cili jeton në lindje të vendit.

Shtetasit rusë janë identifikuar si Igor Vsevolodovich, Sergej Nikolayevich dhe Oleg Pulatov, ndërsa ai ukrainas si Leonid Kharchenko.

Secili prej të dyshuarve dyshohet se kanë pasur “rol të rëndësishëm në vrasjen e 298 civilëve”, thanë hetuesit.

Prokurorët holandezë thanë se “posedojnë fakte se federata ruse është e përfshirë në një farë mënyre në krim.” Holanda, shtetasit e së cilës ishin me numrin më të madh të pasagjerëve në fluturim, ka thënë se Rusia nuk ka bashkëpunuar me procedurat e hetimeve të tyre dhe nuk presin që Holanda të dorëzoj ndonjë nga akuzat ndaj tyre.

Ndërkohë, Moska thotë se nuk u besojnë hetimeve ndërkombëtare, ku Putin është shprehur se ndonëse incidenti ishte një “tragjedi e tmerrshme”, Moska nuk duhej fajësuar.

Çfarë ishte MH17?

Termi MH17 i referohet fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua mbi rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore në korrik të vitit 2014. Të gjithë 298 vetë në bord u vranë. 196 nga të vrarët ishin shtetas holandezë.

Territori mbi të cilin u sulmua avioni ishte nën kontrollin e separatistëve pro-rus, të cilët mbështeteshin nga  Rusia.

Në vitin 2016, u zbulua nga një ekip hetimi se avioni u qëllua nga një raketë e prodhuar nga Rusia gjatë Luftës së Ftohtë. Raketat, konfirmuan prokurorët sot, u kthyen në organizatën ruse pas sulmit.

Hetimi

Ekipi i hetimit u formua nga Australia, Belgjika, Malajzia, Holanda dhe Ukraina pas gjuajtjes në vitin 2014.

Procesi u krye nga një ekip ekspertësh të cilët ndihmuan grupin ndërkombëtar të arrijë përfundimin e tyre.

Grupi konfirmoi se edhe pse katër të dyshuar u identifikuan sot, hetimi nuk ka mbaruar.

Prokurorët dyshojnë se katër persona të tjerë kanë operuar në sistemin raketor i cili ka rrëzuar MH17. Përveç kësaj, ekipi hetues do të synojë ndjekjen e zinxhirin e personave përgjegjës për sulmin. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts