Mishelle Obama do vizitojë Shqipërinë

Zonja e Parë Michelle Obama do të udhëtojë në Japoni dhe Kamboxhia këtë muaj si pjesë e një përpjekjeje globale të SHBA-ve për të mbështetur arsimimin e vajzave, deklaroi dje Shtëpia e Bardhë.

Ajo do të vizitojë Tokion dhe Kioton në Japoni nga 18  – 20 mars dhe qytetin Kamboxhian, Siem korrin nga 21-22 mars.

Nisma synon të reduktojë numrin e vajzave  të cilat nuk frekuentojnë shkollën dhe që përllogaritet të jetë 62 milionë në mbarë botën. Një përpjekje kjo për të përmirësuar stabilitetin e tyre financiar, shëndetin dhe mirëqenien, theksoi administrata.

Kjo iniciativë filloi verën e kaluar përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe do të shfrytëzojë programin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes që të ndihmojë në shtimin e aksesit per shkollimin e vajzave, sidomos të adoleshentëve.

Këshilltarja e Lartë e presidentit Obama, Valeria Jarret, tha të martën se Korpusi do të rekrutojë dhe trajnojë vullnetarë të tjerë lokale dhe do të nxisë përpjekje të tjera të komuniteteve nga shumë vende.

“Mënyra më e mirë për të siguruar ekonomi, mënyra më e mirë për të realizuar ëndrrat tuaja është në qoftë se ju keni një arsim,” tha Jarrett në një intervistë për MSNBC, duke shtuar se vajzat që mbarojnë shkollën kanë më shumë gjasa për të fituar një jetesë të mirë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjarëve.

Kamboxhia është një nga 11 vendet në shënjestër të iniciativës gjatë vitit të parë të programit, tha Shtëpia e Bardhë. Vendet e tjera janë: Shqipëria, Benin, Burkina Faso, Gjeorgjia, Gana, Moldavia, Mongolia, Mozambiku, Togo, dhe Uganda.

Vende të tjera do të shtohet më vonë.

REUTERS

 

auto pjese dak

Related posts