“Mirëmëngjesi” politik i Ramës: restaurimi i Et’hem Beut dhe urim për Ramazan

Në “Mirëmëngjesin” e tij të zakonshëm politik, aty ku promovon anën e bukur të gjërave, por dhe arritje qeveritare, kryeministri Rama ka zgjedhur të ofrojë pamje nga restaurimi i Xhamisë historike të Et’hem Beut.

“MIRËMËNGJES 

dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, pjesë e programit “Rrugët e Besimit” që mundeson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë”, shkruan Rama, që siç shihet pra, ka rezervuar dhe urimin për nisjen e Ramazanit.

Xhamia e Et’hem Beut do pësojë një restaurim rrënjësor i cili do të zgjasë dy vjet.

Dhe që pas viteve të gjata të komunizmit, ku  ushtrimi i besimit u ndalua dhe objektet e kultit u mbyllën, kjo do jetë periudha tjetër kur xhamia historike në qendër të Tiranës, që gjithsesi ish-regjimi i kuq e quajti si monument trashëgimie, do jetë i mbullyr për një kohë. /tesheshi.com/       

 

Related posts