reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Miqësorja e Partizanit në shtypin turk: Fenerbahçe nuk e pati të vështirë të fitonte

Një prej pretendentëve për trofeun e Superligës, Partizani, po e zhvillon fazën përgatitore në Antalja të Turqisë, ku dhe ka luajtur mbrëmë ndeshjen e parë miqësore.

Kundërshtari i skuadrës tiranase ka qenë Fenerbahçe, një prej ekipeve më të njohura të futbollit turk. Pritësit kanë fituar 3-1, në një ndeshje të mbizotëruar prej tyre. Ozan Tufan, Fernandao dhe İsmail Köybaşı kanë qenë shënuesit për Fenerbahçen; Ekuban ka shënuar golin e nderit për Partizanin.

Takimi miqësor ka zënë goxha vend në shtypin sportiv turk.

Në të përditshmen Hürriyet thuhet se Partizani qe një kundërshtar i lehtë për Fenerbahçen. Në një faqe elektronike sportive, sporx.com, theksohet fakti se Fenerbahçe fitoi pa probleme ndaj Partizanit, “Fenerbahçe, Partizani karşısında rahat kazandı!”

Fanatik, një e përditshme sportive turke me shumë emër, mjaftohet me titullin, Përfundimi i ndeshjes Fenerbahçe – Partizani: 3-1.      

Fenerbahçe e kaloi Partizanin me tre gola, raportohet në faqen elektronike të televizionit CNN Türk.

Për Fenerbahçen kjo qe ndeshja e dytë dhe e fundit në fazën përgatitore në Antalja, ndërkohë që Partizani do të zhvillojë takimet të tjera miqësore në të njëjtin qytet. /tesheshi.com/