728 x 90 Leaderboard

Ministrja Kumbaro sqaron artistët: Teatri Kombëtar nuk lëviz, “Turbina” një shtojcë e saj

Në një përballje në Top Shoë për çështjen e Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka sqaruar se “Turbina” nuk do e zëvëndësojë TK-në, por do jetë një shtojcë e saj.

“Ambientet te ‘Turbina’ janë identifikuar dhe rikonstruktuar, për t’u vënë në dispozicion të Teatrit Kombëtar, por jo për të zëvendësuar godinën aktuale. Pra, te ‘Turbina’ ne kemi ndërtuar ambiente me kushte shumë më të mira se godina aktuale, për t’ua vënë në dispozicion, por normalisht që do të vijojë të funksionojë edhe teatri aktual”, tha Kumbaro, në një përpjekjë për të sqaruar një përfaqsi artistësh të rebeluar, të cilët i druhen faktit se aty ku sot është Teatri do ndërtohet një kullë.

Znj. Kumbaro e hodhi kategorikisht poshtë këtë pretendim duke dhënë garanci se aty do ketë gjithnjë vetëm teatër e ndoshta më vone një të ri, siç është kërkuar prej kohësh.

“Raportet e inspektimeve që kemi bërë në Teatrin Kombëtar na çuan në konkluzionin se nuk ia vlen që në atë godinë të shpenzohet asnjë para për rikonstruksionin, sepse është një godinë shumë e vjetër, e ndërtuar për një periudhë të shkurtët kohore. Prandaj, vendosëm që në atë ambient të ndërtohet një sallë e re teatri, moderne dhe bashkëkohore, në të njëjtin vend ku është aktuali. Unë nuk kam dëgjuar asnjë histori kulle dhe nuk di nga kanë dalë këto histori. Pra, është diskutuar që qeveria dhe Bashkia e Tiranës, të parashikojnë në të njëjtin truall ku ndodhet sot Teatri Kombëtar, të ndërtohet një teatër i ri. Nuk ka ende një projekt dhe një afat konkret për ta bërë këtë, sepse jemi ende në diskutime dhe studime. Unë ju garantoj se ambienti i Teatrit Kombëtar do të jetë Teatër Kombëtar, pa kulla”, tha gruaja në krye të Kulturës shqiptare, e cila krah saj kishte dhe regjisorin e njohur Gëzim Kame. Ky i fundit pati replika të tensionuara me dy prej të ftuarve që janë në krye të grupit të protestuesve, Arben Derhemi dhe Altin Basha. /tesheshi.com/

 

 

Related posts