728 x 90 Leaderboard

Ministri Xhafaj skërmit dhëmbët nga Elbasani: shteti, më i fortë si krimi!

Kreu i Rendit, ministri Xhafaj, ka promovuar tezën se shteti është më i fortë ndaj krimit. kjo, si kundërpërgjigje ndaj atyre zërave që flasin për të kundërtën, që krimi në Shqipëri është më i sofistikuar se shteti.

Nga Elbasani, aty ku kohët e fundit është shfaqur dobësia e shtetit ndaj elementëve kriminale, Xhafaj skërmiti dhëmbët:

“Në Elbasan kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë dhe po punojmë për to për di dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj.

Deklarata e tij u bë gjatë një forumi qytetar për sigurinë publike. /tesheshi.com/

 

Related posts