728 x 90 Leaderboard

Ministri Xhafaj: “Babale”, ç’llum! Të vërtetën e pres nga drejtësia…

Në kulmin e një debati mbi çështjen “Babale”, ku në qendër është emri i vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ky i fundit ka reaguar duke thënë se të vërtetën ia lë drejtësisë ta provojë.

“Nuk do të preferoja të bëja një koment për këtë çështje, se boll kam bërë komente për këtë, edhe për një arsye fare të thjeshtë që kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Unë besoj se kam kulturën e nevojshme, politike, institucionale dhe ligjore që të respektoj në çdo rast autoritetet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre. Për sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe që është bërë temë dite, është një çështje që besoj që është në një hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. U takon atyre dhe më pas gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje”, tha Xhafaj.

Megjithatë, kreu i Rendit rezervoi një koment politik adresuar opozitës.

“Kanë zgjedhur instrumentet për të baltosur këtë punë dhe për fat të keq dhe partnerë të gabuar, llumin e këtij vendi”, theksoi Xhafaj. /tesheshi.com/

 

Related posts