728 x 90 Leaderboard

Ministri Rrahmani: Rreth 300 persona trajtohen nga kanceri gjatë një dite në QKUK

Klinika e Onkologjisë brenda ditës trajton 70 deri 80 raste me radioterapi, ndërsa 100-200 raste trajtohen me kimioterapi, të pacientëve të cilët janë të diagnostikuar me kancer.

Kjo u bë e ditur sot në një konferencë të organizuar në Mistrinë e Shëndetësisë, për

shënim të Ditës Botërore Kundër Kacerit. Shënimi i kësaj dite në Kosovë për këtë vit bëhet me moton “ne mundemi, ju mundeni”.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se në Kosovë janë arritur rezultate inkurajuese sa i përket aspektit të mjekimit të kancerit.

“Aspektet e mjekimit në Kosovë kanë arritur rezultate inkurajuese. Ofrohen shërbime, kemi pasur përparim të madh me furnizim me barna. Ka vazhduar me sukses të madh projekti i mamografisë mobile”, tha ai.

Shefi i zyrës së OBSH në Kosovë, Skender Syla bëri të ditur se në të gjithë botën brenda ditës vdesin rreth 8 milionë njerëz nga sëmundja e kancerit.

Në këtë konferencë u bë thirrje që në Kosovë të ketë më shumë kujdes për mjedisin, si dhe të bëhet më shumë për zbatimin e ligjit kundër duhanit. /tesheshi.com/

Related posts