Ministri pakistanez del në “livestream” me efektin e maces, bota shkrihet nga gazi

Shumë gjëra mund të shkojnë keq kur zyrtarët qeveritar dalin të flasin në publik përmes mediave sociale. Zyrtarët mund të përballen me pyetje të atypëratyshme që nuk kanë si të mos marrin përgjigje, apo edhe mund ta fusin veten në turbulenca që kanë pasojë dënime.

Por më qesharake se kjo e sotmja, vështirë që kemi parë.

Ministri pakistanez Shaukat Yousafzai vuri në transmetim të drejtpërdrejt konferencën e shtypit, pa e ditur se pamja që transmetohej ishte e mbuluar me një “efekt filtër” që e bënte ministrin të dukej si një mace.

Yousafzai, ministër nga Pakistani veriperëndimor, po fliste para reporterëve për zhvillimet lokale që po bënte partia e tij Tehreek-e-Insaf.

Shikuesit panë diçka që ishte tej mase qesharake. Politikani kishte veshët ngjyrë rozë si të maces, hundë të maces dhe mustaqe si të saj.

Kaq mjaftoi që një politikan jo mjaft i njohur të thyente internetin, dhe të niste ditën e martë me të qeshura. Dhe nuk është se nuk mund të ju ndodhë edhe juve! /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts