Ministri i shkruan Volkswagen-it: Bujrum në Kosovë

Kosova po përpiqet të tërheqë investime nga jashtë, duke e parë urgjencës e ikjeve si pasojë e papunësisë. Levizja e fundit po bëhet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili i ka bërë një ofertë me shkrim gjigantit të veturave Volkswagen.

Me sa duket ministria në fjalë ka përcjellur lajmet e fundit se Volkswagen po bën invenstime në Evropën Juglindore, dhe se ka shpalosur planet për të hapur një fabrikë në Serbi.

Tregu i lirë dhe fuqia punëtore janë elemente që do të duhej ta lehtësonin kërkesën e Ministrit Shala, i cili shpreh gatishmërinë e sjelljes së këtij investimi në Kosovë. Por si do të reagoj kompania kur të mësoj se vendi është i pllakosur nga aferat korruptive, dhe për më tepër, shumë investitorë të jashtëm kanë ikur nga vendi për shkak të tarifës korruptive? Kjo mbetet të shihet! /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts