Ministri i Merkelit, në Tiranë për negociatat: PD të jape Ok-in

Një ministër gjerman ka deklaruar sot në Tiranë se PD-ja duhet të japë OK-in për hapjen e negociatave me BE-në.

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Drejtësisë në Gjermani,  Christian Lange, në një takim në shkollën e magjisatraturës tha se “Sot ende nuk mund t’u jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim. Por ajo që mund t’u them është se progresi në reformën e drejtësisë, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishëm edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot”.

Lange ka theksuar se vettingu është një proces me rëndësi për sistemin e drejtësisë, ndërsa në politikë theksoi se ishte me rëndësi konsensusi, por që në Shqipëri nuk vlerësohej.

“Në Gjermani jemi më shumë të orientuar drejt konsensusit, gjë që nuk e shikoj në Shqipëri. Por konsensusi është një gjë shumë e mirë”, tha Lange. /tesheshi.com/

Related posts