Auto Dak
Auto Dak

Ministri i Macronit: ja ç’NATO dhe ç’Europë duam

Kanë kaluar ditët kur Europa mund t’ua besojë sigurinë e saj të tjerëve – tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian të premten në Pragë, duke u bërë thirrje evropianëve të jenë “më proaktivë për një NATO të përtërirë dhe të ekuilibruar”.

Në një fjalim në hapjen e një simpoziumi ndërkombëtar për të shënuar 30-vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt, Le Drian argumentoi për sovranitetin e vërtetë evropian, përfshirë dhe fushën dixhitale, në prani të homologut çek çek Thomas Petrick.

“Dua të filloj të mendoj për sovranitetin dixhital evropian me vendet evropiane që bien dakord për vitin 2020,” tha ai.

“Ne kemi një vizion për botën e dëshiruar dixhitale – të lirë, të hapur dhe të sigurt”, shtoi Le Drian.

Ministri shpjegoi se ishin të nevojshme katër fusha për të ndërtuar sovranitetin dixhital të Evropës – forcimin e sigurisë në internet, inovacionin e suksesshëm, konsolidimin e rolit të fuqisë normative dhe mbrojtjen e infrastrukturave dixhitale të hapura.

Për sa i përket NATO-s, “kërkesa më e madhe për një aleancë më të fortë Atlantiko-Veriore është që evropianët të jenë më proaktivë dhe të marrin më shumë përgjegjësi brenda një aleance të rinovuar dhe ri-balancuar,” tha ai.

Praga aktualisht kryeson Grupin Vishegrad, i cili bashkon Hungarinë, Poloninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë dhe ndonjëherë shihet si ngurruese për integrime të mëtejshme evropiane. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts