Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Minierat, ja lejet që hoqi sot ministri Gjiknuri

Ministri i Energjisë dhe Industrisë i  ka hequr lejen e ushtrimit të aktivitetti për 20 kompani që nxirrnin krom në Bulqizë dhe në zonën e Krastës së Martaneshit. Siç bëhet e ditur në një njoftim të zëdhënësit të MEI, Dardan Malaj: “në periudhën Janar-Shkurt u evidentuan të gjitha lejet minerare të cilat kanë rezultuar me mbivendosje.

Nga procesi i verifikimit të të dhënave nga viti 2005 deri në tremujorin e tretë të vitit 2013 është konstatuar se këto mbivendosje janë kryesisht në vendburimin e kromit në Bulqizë, vendburimet e kromit në Theken, Baterr dhe Krastë. Për të gjitha lejet janë evidentuar mbivendosjet në planin vertikal dhe në atë horizontal.

Në ligjin e ri për minierat të miratuar fundvitin e kaluar, Neni 47, pika a1 përcakton se një leje minerare revokohet kur konstatohet se zona e licencuar ka mbivendosje të plotë ose të pjesshme, me një leje minerare që është dhënë më parë konform legjislacionit në fuqi në atë periudhë kohore.

Në këtë rast, leja minerare, e cila është dhënë në një periudhë kohore të mëvonshme është e pavlefshme për zonën e mbivendosur dhe ministri e revokon atë vetëm për zonën e mbivendosur.

Në zbatim të këtij përcaktimi ligjor, Ministri Gjiknuri ka firmosur revokimin e plotë ose të pjessshëm për arsye të mbivendosjeve për 20 leje minerare.

 

Shmangia e mbivendosjeve shënon një hap të rëndësishëm në drejtim jo vetëm të rritjes së sigurisë në punë për punëtorët e nëntokës por edhe shmangie e konflikteve mes subjekteve që zotërojnë lejet minerare.

Ndërkaq, në kuadër të procesit të verifikimit dhe monitorimit të lejeve ekzistuese, Ministri Gjiknuri ka firmosur edhe fillimin e procedurave të revokimit për shkak të mosrespektimit të detyrimeve ligjore për 47 leje të tjera minerare në fushën e kërkim-zbulimit dhe shfrytëzimit. Në këto leje është konstatuar mos pagesë e garancive financiare të rehabilitimit të mjedisit dhe investimit apo përfundimi i kohës së shfrytëzimit.

 

Lista e lejeve që revokohet plotësisht ose pjesërisht për arsye të mbivendosjeve:

 

  1. Leja nr. 476/1
  2. Leja nr. 982
  3. Leja nr. 1326
  4. Leja nr. 1465/1
  5. Leja nr. 1181
  6. Leja nr. 1442
  7. Leja nr. 1443
  8. Leja nr. 1459
  9. Leja nr. 1461
  10. Leja nr. 677/2
  11. Leja nr. 1294
  12. Leja nr. 1482
  13. Leja nr. 1503
  14. Leja nr. 1569
  15. Leja nr. 1544
  16. Leja nr. 1483
  17. Leja nr. 1259/2
  18. Leja nr. 1567
  19. Leja nr. 1575
  20. Leja nr. 481/1

 

 

Lista e lejeve që revokohen për mospërmbushje të detyrimeve ligjore, pagesa e garancive të rehabilitimit, investimit apo përfundimi i kohës së shfrytëzimit:

 

  1. Leja nr.249
  2. Leja nr.290
  3. Leja nr.291
  4. Leja.nr.890
  5. Leja nr.896

 

auto pjese dak

Related posts