Mimi Kodheli mban fjalimin e fundit si ministre: Zoti ju ruajt…

Mimi Kodhelli ka mbajtur fjalimin e fundit si ministre e Mbrojtjes, në një ceremoni ku u zyrtarizua marrja e detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve nga Bardhyl Kollçaku.

Ndërsa ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj dhe e ka cilësuar punën si ministre të Mbrojtjes si eksperiencën më të paharrueshme në karrierën e saj, Kodheli e ka mbyullur fjalimin me togfjalëshin: Zoti ju ruajt.

“Në këto katër vite jam pëpjekur për të kthyer në normalitet FA.  E nisëm këtë rrugëtim me general Bazon por dhe shumë ushtarakë të tjerë.

N´a u desh një paketë e qartë reformash për të shpëtuar këtë strukture, ku 4 vite më parë nuk vlete karriera.

Përgjigjet e dilemave të mia i gjeta mes jush, zgjedhjet i gjeta mes jush, ushatarakëve të FA. Kjo përpjekje 4-vjeçare pati rrugës edhe pengesa të qëllimshme, për mbi 10 muaj u lanë pa shef shtabin.

Në këto vite kam përjetuar një eksperiencë unikale, kam njohur njerëz nga të cilët kam mësuar shumë. Kam parë edhe shembuj të këqinj, shërojini ato pak plagë që keni, kundërshari juaj nuk është në llogoren përballë. Dua të falënderoj shumë njerëz. Faleminderit të gjithëve ju që në Ministrinë e  Mbrojtjes bëtë të mundur të kemi sot një realitet ndryshe nga ai i mëparshmi.

Treguam këto kohë se mund të merrnim pjesë në cdo mision dhe stërvitje të alenacës në tokë, det e në ajër në Afganistan, Mali, Kosovë, detin Egje, kudo ku kemi shkruar ju  a keni nderuar.

E kam të vështirë të ndahem prej jush. Dua tju uroj të gjithëve suksese, do ta keni gjithnjë mbështetjen time, punë të mbarë dhe Zoti ju ruajt”, tha Kodheli. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts