Auto Dak
Auto Dak

Militantët e IS-it, Kosova e gatshme t’i pranojë shtetasit që ia dëbon Turqia

Institucionet e Kosovës thonë se janë të gatshme që t’i pranojnë kosovarët që kanë qenë të përfshirë në luftën e Sirisë duke luftuar krah grupit militant Shteti Islamik (IS) dhe që mund të jenë të burgosur në Turqi.  Këtë e konfirmoi ministri i brendshëm në detyrë i Kosovës, Ekrem Mustafa.

Komentet e ministrit nga Kosova vijnë pas paralajmërimeve të autoriteteve turke se kthimi i luftëtarëve  në vendet e tyre do të fillojë nga e hëna.

Megjithëse ministri i brendshëm në detyrë, Ekrem Mustafa, tha se Kosova ka vullnet që t’i pranojë personat që kanë luftuar krah grupit militant Shteti Islamik (IS), aktualisht, Turqia nuk ka dhënë asnjë informacion për ndonjë ekstradim te mundshëm te institucionet e Kosovës.

“Nuk kemi kurrfarë njoftimi nga ta deri me sot. Ne nuk guxojmë t’i lëmë ashtu të lirë sepse ata janë më të rrezikshëm nëse i lëmë rrugëve se sa me i marrë dhe me iu shqiptuar dënimet e merituara”, tha ministri Mustafa për REL.

“Ne jemi në kontakt edhe me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Ambasadën Amerikane, do të thotë, me të gjithë jemi në kontakt për zgjidhjen e këtij problemi por nuk parashihet kurrfarë ekstradimi për momentin. Tash çfarë ndryshon brenda ditës apo brenda natës, nuk e di, por kuptohet se edhe Turqia nuk e di saktësisht se nga cili vend janë”, tha ministri Mustafa.

Javën e kaluar, ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi se Turqia ka në paraburgim afro 1,200 luftëtarë të huaj të grupit militant Shtetit Islamik (IS) dhe se ka kapur 287 të tjerë në operacionin e saj të fundit në veri të Sirisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts