728 x 90 Leaderboard

Miliarderi Richard Branson tregoi se çfarë bëri “Irma” me ishullin e tij privat (foto dhe video)

Richard Branson ka postuar imazhet e dëmit “të madh” që ka shkaktuar uragani “Irma” në ishullin e tij privat në Karaibe.

Branson postoi imazhet e shtëpive dhe gjelbërimit tërësisht të shkatërruar nga stuhia përbindëshe.

Duke shkruar nga Porto Riko, ai tha: “Siç mund ta shikoni nga fotot, shumica e ndërtesave dhe parqeve në Necker janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Ne ndjemë forcën e plotë të stuhisë më të fuqishme që mbahet mend ndonjëherë në Oqeanin Atlantik. Por jemi shumë me fat që kemi një bodrum të fuqishëm të ndërtuar në Shtëpinë e Madhe të Necker, dhe kemi qenë shumë me fat që të gjitha ekipet tona që qëndruan në ishull gjatë stuhisë janë të sigurt dhe mirë”.

“Kjo histori ka të bëjë me dhjetëra mijëra njerëz që kanë humbur shtëpitë dhe jetesën e tyre”, shtoi më pas ai.

“Ne duhet të ofrojmë më shumë ndihmë për ishujt, për të rindërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën dhe për të rivendosur energjinë, ujë të pastër dhe furnizime ushqimore”, shtoi ai.

Ai shton: “Unë nuk kam parë kurrë diç të ngjashme me këtë stuhi”.

 Branson ka shkuar në Porto Riko ku po ndihmon për të krijuar një plan rindërtimi dhe po ndihmon popullatën lokale. Ai gjithashtu kontaktoi qeverinë britanike dhe organizatat e ndryshme mediatike dhe humanitare për të siguruar që njerëzit në zonat e goditura të marrin ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjatë dhe pas stuhisë, djali i tij, Sam në rrjetet sociale, informoi rreth madhësisë së stuhive dhe publikoi fotografi të zonave të shkatërruara. /tesheshi.com/

Related posts