728 x 90 Leaderboard

Mijëra besimtarë në Stamboll falin namazin para Shën Sofisë: kërkojnë kthimin e saj përsëri në xhami

Në përkujtim të 563-vjetorit të çlirimit të Stambollit, mijëra besimtarë janë mbledhur sot para Shën Sofisë për të falur namazin e sabahut.

Mbledhja e besimtarëve dhe falja para Shën Sofisë u organizua nga Shoqata e Rinisë Anadollase, e nxitur nga thirrjet, “Merr sixhaden dhe eja”, e “Takohemi në namazin e sabahut te xhamia e Shën Sofisë.”

Falja u udhëhoq nga një imam i Hixhazit, Murat Mustafa el-Hasan, ndërsa namazi u pasua nga lutje për hapjen përsëri të Shën Sofisë si xhami.

Drejtuesi  i Shoqatës së Rinisë Anadollase, Salih Turhan, tha se shpresa ishte që namazet të faleshin brenda Shën Sofisë.

“Shën Sofia, e cila u kthye në muze në vitin 1934, duhet të shërbejë përsëri si një xhami,” deklaroi ai.Screenshot_1

Sipas tij, Shën Sofia është simbol i çlirimit të Stambollit, e duhet përsëri të hapë dyert si një xhami.

Ali Ugur Bullut, kryetari i së njëjtës shoqatë për degën e Stambollit, do ta merrte fjalën duke thënë se po e përkujtonin çlirimin e Stambollit me përmallimin për Shën Sofinë.

“Shën Sofia do të hapet përsëri [si një xhami],” do të deklaronte dhe ai besimplotë.

Prej kohësh ka një kërkesë të vazhdueshme që Shën Sofia të shërbejë rishtas si një xhami.

Shën Sofia do të kthehej në xhami me marrjen e Stambollit nga otomanët në vitin 1453, e do të qëndronte e tillë për 482 vite. Për t’u vizituar nga viti 1935 si një muze. /tesheshi.com/

 

Related posts