Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mick Jagger bëhet baba për herë të 8-të në moshën 73-vjeçare

Mick Jagger, rockman-i legjendar, lideri Rolling Stones, është bërë baba për herë të tetë në moshën 73-vjeçare. Ai ishte këtë të enjte në një spital të Nju Jorkut ku shoqja e tij, Melanie Hamrick, lindi djalë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga menaxheri i tij, “të dy prindërit janë të gëzuar” dhe se “nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet|.

Mick Jagger tashmë ka 8 fëmijë dhe është gjysh i dy syresh.

Hamrick është një balerinë që ka performuar me Teatrin amerikan të Baletit në Nju Jork.

Në maj, bateristi i Rolling Stones, Ron Wood u bë baba përsëri në moshën 68-vjeçare, pasi gruaja e tij, Sally Humphreys, lindi vajza binjake. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts