Auto Dak
Auto Dak

Mianmar: ushtarët ekzekutues “hëngrën” më pak burg se gazetarët që zbuluan krimin

Mianmari u ka dhënë një lirim të parakohshëm shtatë ushtarëve të burgosur për vrasjen e 10 burrave dhe djemve të rinj muslimanë të komunitetit Rohingya.

Krimi i cili kishte ndodhur si pjesë e një goditjeje ushtarake të vitit 2017 në shtetin perëndimor të Rakhines, kishte zemëruar komunitetin ndërkombëtar. Krimet që thuhen të jenë të panumërta nuk janë dokumentuar mjaftueshëm si pasojë e mungesës së pranisë së mediave.

Sipas Reuters, ushtarët u liruan në nëntor të vitit të kaluar, duke nënkuptuar se ata kanë qenë të burgosur për më pak se një vit, nga dhjetë vite sa ishte caktuar fillimisht dënimi.

Ata madje kaluan më pak kohë në burg sesa dy reporterët e Reuters të cilët zbuluan vrasjet.

Shtatë ushtarët ishin personeli i vetëm i sigurisë që ushtria i ka dënuar gjatë operacionit të vitit 2017, gjë që shkaktoi largimin e më shumë se 730,000 Rohingya-ve në Bangladesh.

Hetuesit e OKB-së insitojnë se ndaj tyre ka pasur “synime për gjenocid” pasi aty ka pasur vrasje masive, përdhunime nga bandat dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Mianmar i mohon akuzat dhe zyrtarët kanë vënë në dukje burgosjen e shtatë ushtarëve në çështjen “Inn Din” si prova që forcat e sigurisë së Mianmar “nuk gëzojnë pandëshkueshmeri”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts