Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

METODA/ 30 bluzat e bardha që tronditën opozitën: politikë derrçe, çështja është te rezultati

Ka dukshëm një rikthim me revan në ashpërsinë tipike politike në vend, në kulmin e krizës së koronavirusit, e kjo fill pas atij zhvillimi befasues iniciuar nga kryeministri Rama, për të dërguar një kontigjent shqiptar bluzash të bardha në Itali.

Fama që ai morri, posaçërisht ajo italiane, falë atij akti solidariteti, qartazi ka rikthyer këto ditë opozitën në llogoren saj klasike; po ajo gjuhë, po ato akuza, po ato mite akuzatore, siç është janë PPP-të dhe oligarkët.

E paralel me to, ka ardhur, shumë naivisht, pohimi i Bashës se “nuk është koha për politikë(!!!), por për njerëzit”. I ka bërë dhe i bën pohime të tilla dhe në rrethana të tjera, kur përbetohet se nuk lufton a përpiqet për karrige, por vetëm për popullin.

Nuk dihet se nga i ka huazuar të tilla fraza, nga ç’histori politike individuale, se kush ja ka këshilluar, pasi e nxjerrin krejt profan.

Njerëzit kanë nuhatje, kanë instikt për të të përthithur në gjithçka bën e thua, e të tilla moralizime zorr të kenë efekt në vetëdijen kolektive mbi atë ç’farë je e sa vlen. Ato e shfaqin kompeksiv, sigurisht dhe paradoksal në terma teorikë, pasi e negativizon të bërit politikë duke qenë njerësh politikan.

Eshtë e qartë se ai bën politike, madje derrçe, në çdo rrethanë e për çdo arsye, edhe këto ditë. Bën dhe kryeministri sigurisht. Bën çdokush që është në llogore politike. Diferenca është se si e në çformë. Edhe nëse Basha do zgjidhte të thoshte se ai po e lë betejën politike për momentin për t’ju bashkuar të parit të qeverisë në betejë me virusin, natyrshëm që dhe ky një akt politik është, e logjikisht e instiktivisht, ka pritshmëri për përfitime, në mos afatshkurtër patjetër afatgjatë.

Basha është politikan dhe përveçse të bëjë politikë nuk ka asnjë status tjetër për të bërë protagonizmin publik. Nëse ai zgjedh të mos bëjë politikë, nuk ka pse del fare në media e bën deklarime, tipike politike. Ndryshe, ai nuk ka as status të një aktivisti civil apo një figure me vokacion publik falë ndonjë talent apo aftësie të rrallë në një lëmë të caktuar, që të mos bëjë politikën por diç tjetër.

Ç’dreq këshilltarësh ka, apo thjesht bashkëpunëtorësh rreth e rrotull që nuk arrijnë ta gdhendin dot, por e lënë në nivele të tilla fëminore!

 Pra, ajo çfarë ndodhi me të parin e qeverisë për disa ditë me radhë, ku në mediat e publikun italian arriti të eklipsojë dhe kataklizmonë e jetëve të shuara në seri, e detyroi opozitën që t’i rikthehet me ashpërsinë e saj tipike gjuhës së akuzave, si të ishte kohë normale.

Por ç’ndodh? Janë tipike si ato të të pas-tërmetit, në formë e përmbajtje, në pikë e presje.

Edhe në mos pastë tregues sondazhi, nuk ka qenë e vështirë të dallohet se stili politik i zgjedhur gjatë post-tërmetit nga ana e opozitës, nuk ia ka tronditur aspak pozitat Ramës. Eshtë e qartë tashmë, mes shumë dritëhijeve të qeverisjes, se njeriu që sot qeverisë Shqipërinë ka një gen të lindur politik, të ngjizur nga shumë faktorë personaliteti e përvojash jetësore, prej atyre që mungojnë tërësisht te rivali i tij demokrat.

Eshtë pikërisht kjo që nëse sforcohesh të gjesh një dhe vetëm një pikë avantazhuese të Bashës karshi Ramës, të tillë si kreativiteti, energjia, vizioni, fantazia, aftësia artikuluese, kurajoja sfiduese etj., deri dhe morali, nuk do gjesh asnjë. Eshtë ky aspekt, ky detaj, që dhe në imagjinatë e bën të pamundur ardhjen në pushtet të kësaj opozite me Ramën përballë.

Duke qëndruar te akuzat, është mirë t’i kujtohet Bashës, por dhe PD-së në përgjithësi, se e ka të provuar si strategji të dështuar me Ramën. E jo vetëm kaq; e ka fuqizuar politikisht akoma më tepër.

Akuzat ndaj Ramës janë të hershme, sigurisht nga gjuha e Berishës. Janë të hershme e të llojllojshme, nga më ekstremet. Nisin që në vitin 2000 e vijojnë dhe sot, po me të njëjtin intensitet, por me të njëjtën larmi. Rezultati: PD është shpartalluar nga Rama në terma elektoralë prej vitit 2000 e deri më sot.

Kulmi i këtij shpartallimi, si dhe simboli gjithashtu, janë Lokalet e vitit 2007. PD, dy vjet pas ardhjes në pushtet ishte në kulmet e saj. Përballë Ramës për Tiranën do qe ylli i saj në qeverisje, Sokol Olldashi. Rama vinte nga dy mandate, por me të njëjtat njolla si dhe sot nga kundërshtarët e tij. Fushata që tejet e egër, e akuzave të PD-së iu shtua dhe një foto nudo e Ramës bërë publike. Rezultati në votë qe katastrofik. Pas afro 80 përqind të numërimit të votave, Olldashi deklaron publikisht humbjen.  Ishte ndër fitoret më të thella të Ramës në Tiranë.

Pas gjithë kësaj, PD dhe Basha duhet të mësojnë si bëhet politika e jo se nuk duhet bërë politikë. /tesheshi.com/   

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com