Meta, tjetër mesazh anti-Cakaj(Rama): Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë!

Presidenti Meta ka vvendosur ta vijojë betejën e tij verbale me shefin e qeverisë, ku qartazi po dominon “bindja” mbi argumentat kushtetuese ndaj një përzgjedhjeve, në rastin konkret ndaj Genti Cakajt si emër për ministër të Jashtëm.

Në një mesazh të fundit, kreu i shtetit e zhvlerëson akoma dhe më shumë figurën e të riut kosovar, duke e lidhur atë me projektin e ndryshimit të kufijve.         

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. 

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. 

Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. 

SHQIPËRIA E PARA”, shkruan Meta.  

Siç shihet, presidenti nuk ka përdorur kartën e çertifikatës së sigurisë, i vetmi aspekt ligjor në arsyetimin e tij në refuzimin e Cakajt për ministër të Jashtëm. Në këtë rast Meta “po luan” vetëm me moshën e tij, ndonëse personalisht ka vendosur një precedent duke u bërë kryeministër në moshën 30-vjeçare. /tesheshi.com/       

auto pjese dak

Related posts