Auto Dak
Auto Dak

Meta, sulm egocentrik ndërkombëtarëve për 30 Qershorin: na diktuan fluturimin e gomarit, zgjidhja te unë e jo te ata

Presidenti Meta, në deklarimet e kësaj të enjteje, ka qenë sërish i ashpër me ndërkombëtarët dhe mu pse mbështetën 30 Qershorin.

Sipas tij, ata, së bashku me Ramën, u diktuan shqiptarëve atë se “gomari fluturon”.

“Duhet të kenë të qartë shqiptarët se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Të thotë çfarë të dojë çdo shqiptar dhe ndërkombëtar që na thotë se gomari fluturon. Kjo mund të ndodhë në art, në piktura, por në Shqipëri gomari nuk fluturon”, theksoi kreu i shtetit.

Sipas tij, zgjidhja, edhe për negociatat, është te ai e jo te ndërkombëtarët.

“Të gjitha këto manovra, përpjekje, manipulime, përfshirë edhe qoka ndërkombëtare, janë kundër standardeve për zgjedhje të lira që janë standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës. Nuk arrihet çelja e negociatave me qoka ndërkombëtare, vetëm me standarde. Këtë Edi, unë dhe Luli e dimë shumë mirë. Duan ta zgjidhin diku tjetër?

Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë ta zgjidhin këtë dhe unë i hap garanci për mbështetje”, deklaroi Meta. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts