Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Meta, rikthim te sjelljet e “çuditshme”: Unë, Skënderbe përballë turqve të Rilindjes, një “Luan i Venecias”

Presidenti Meta po bën një rikthim në disa sjellje të tij të “çuditshme”, të panjohura më parë në performancën e tij publike, shfaqur që pas anullimit të zgjedhjeve pranverën e kaluar e një sërë aktesh në përplasje me mazhorancën.

Kreu i shtetit ka postuar një pikturë të sajuar – meme siç e cilëson dhe vetë Meta – ku ai shfaqet si kështjellë në mbrojtje të Kushtetuese (nënkupto: Skënderbe), e poshtë saj, ushtarë të cilësuar si rilindas, që ashtu, me hushta, sulmojnë si turqit kështjellën-Meta.

Nga ana tjetër, në një takim në Presidencë me përfaqësues të Komisionit të Venecias, të cilët kanë ardhur me mision faktmbledhës në lidhje me procedurën e emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Meta iu është drejtuar atyre duke iu thënë se ai mban dhe titullin “Luan i Venecias”.  “Unë e dua shumë Komisionin e Venecias, edhe Venecian. Vitin e kaluar mora ‘Luanin e Artë’ të Venecias. Ishte një privilegj i madh për demokraci kryesisht”, mësohet t’u jetë drejtuar Meta, të ardhurve nga Venecia, të cilët janë vetëm ekspertë të çështjeve të imta konstitucionale. /tesheshi.com/             

auto pjese dak

Related posts