Auto Dak
Auto Dak

Meta paralajmëron videon për Dvoranin: s’ka “rilindas ndërkombëtar” që e shpëton

Presidenti Meta, në vazhdën e një sulmi ndaj kreut të KED-it Ardian Dvorani, ka paralajmëruar videon që sipas tij tregohet se si ai ushtron presion sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Për Metën, Dvorani është një militant politik, ose siç e quan “Katica” e Reformës në Drejtësi (nënkupto: Katica Janeva, ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, përfunduar pas hekurave nën akuzën e përfshirjes në një aferë korruptive.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi”, shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit gjen një tjetër mënyrë për të goditur dhe ndërkombëtarët, kur shprehet se “Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”.

Duhet kujtuar se në rastin e gjykimit ndaj videos Meta-Prifti, aty ku i dyti, tashmë i ikur nga kjo jetë, tregonte aferat e të parit, tashmë president, Ardian Dvorani, si gjykatës në Gjykatën e Lartë, nuk pranoi pafajësinë e Metës, siç bënë kolegët e tjerë. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts