Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LETRA/ Meta, një kërkesë qeverisë me urimin “punë të mbarë”

Presidenti Meta i kërkoi qeverisë një zgjidhje në lidhje me kartat e identitetit në skadim, të cilat mund të privojnë mijra votues nga votimi më 25 prill.

“Siç mund të jeni vënë në dijeni, përmes medias audiovizive, elektronike, apo të shkruar, si President i Republikës realizova një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, që në fokus të veprimtarisë së tyre kanë dhe monitorimin e proceseve zgjedhore ne vendin tonë.

Diskutova me ta, mbi ecurinë e deritanishme të procesit përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

“Në këtë takim përveç problematikave të tjera, përfaqësuesit e shoqërisë civile evidentuan si një çështje shumë serioze dhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (pasaportave dhe kartave të identitetit -ID), për shkak se, një numri të lartë të qytetarëve u skadon afati i vlefshmërisë së këtyre dokumentave.

Lidhur me këtë temë, dhe përsa është bërë publike, edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, pak ditë më parë, përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrit të Brendshëm kanë kërkuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021, në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021, të krijohet mundësia për të ushtruar të drejtën themelore kushtetuese të votës edhe ata qytetarë që ende nuk kanë apo nuk do munden të rinovojnë dokumentin e identifikimit”, shkruan kreu i shtetit.

“Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote”, arsyeton Meta, që si rrallë në komunikimet me qeverinë, kundër së cilës është shnëdrruar në aktor të ashpër politik, i uron asaj “punë të mbarë”,

“Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë”, përfundon letra e kreut të shtetit në adresë të qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts