Auto Dak
Auto Dak

Meta nga Sarajeva: Bosnja, koha për ta njohur Kosovën

Presidenti Meta pati një fjalëmbatje në Samitin e Sarajevës, atë të bojkotuar si nga Prishtina zyrtare, e po ashtu nga një pjesë e Tiranës zyrtare – qeveria në këtë rast. Kreu i shtetit që nuk pranoi t’i bashkangjitej Ramës në solidaritetin e treguar me Kosovën, kërkoi njohjën e kësaj të fundit nga Bosnja.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne. Kështu që tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këëtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, tha Meta.

Kosova e bojkotoi Samitin e Procesin e Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), jo vetëm nga fakti se nuk njihet nga Bosnja, porse kryesuesi i radhës i Presidencës trepalëshe boshnjake, seri Milorad Dodik, në ftesën dërguar presidentit Thaçi e quajti këtë të fundit thjesht si përfaqësues nga Prishtina. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts