Auto Dak
Auto Dak

Meta nga iftari, mesazh politikës me thënien e Profetit Muhamed: ja kush është njeriu më i mirë…

Presidenti Meta shtroi një iftar për besimtarët muslimanë, prej ku lëshoi mesazhe lidhur me aktualitetin e rëndë politik.

Sipas tij, Ramazani është një muaj ku politika “duhet të agjërojë” sa i përket heqjes dorë nga egoja e saj.

“Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari”, tha Meta, referuar pikërisht egos që tregon politike, e bërë thirrje për urtësi në qëndrime.

Gjithashtu, ai citoi dhe një thënie nga Profeti Muhamed në lidhje me kriterin e “njeriut më të mirë”.

“Muaji i Ramazanit është një mundësi për të shpalosur dashurinë për atdheut. Për Zot dhe për flamur shqiptarët u rreshtuan krah njëri-tjetrit. Besimi tek Zoti na jep një forcë për t’iu përkushtuar atdhedashurisë.

Shqipëria është e njohur për shembullin e harmonisë fetare. Aleanca dhe harmonia janë instrumenti me të cilin ne përballemi me rrezikun e kohëve moderne. Ky atribut duhet të manifestohet në radhë të parë në politikë. Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari.

Edhe politika duhet të jetë më reflektuese dhe me shumë besim. Besimi dhe aktet e mira duhet të jenë parësore.

Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për të tjerët”, deklaroi Meta në fjalën e tij, duke cituar pra në fund dhe një porosi dhënë nga Profeti Muhamed. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts