Auto Dak
Auto Dak

Meta i qëndron ç’dekretit: nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor

Në një intervistë për Al Jazeera-n, presidenti Meta është përbetuar, në emër të ç’dekretimit të zgjedhjeve, të cilin e emëron si dekret, se më 30 qershor nuk do ketë proces zgjedhor.

“Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë”, tha Meta.

Sipas kreut të shtetit, ç’dekretimi i zgjedhjeve është kushtetues.

“Dua t’i siguroj të gjithë se dekreti im për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore është një vendim kushtetues shumë solid, i bazuar mbi përgjegjësitë e mia kushtetuese si President i Republikës. Dhe ajo që ka bërë Presidenti ekzaktësisht është që të tregojë përkushtimn e tij për të mbrojtur pluralizmin politik në vend, si edhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, sepse Shqipëria ka pasur për 45 vjet votime gjatë regjimit komunist, por të gjithë e dinë se ka një ndryshim të madh mes zgjedhjeve dhe votimeve”, tha Meta. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts