Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Meta: gati të shpallë datën e zgjedhjeve të 2021, ja pse i ktheva dy ligjet e fundit të qeverisë

Presidenti Meta doli në një konferencë për shty duke deklaruar se sapo të mbarrojë puna komisioni i Reformës Zgjedhore, ai do shpallë datën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, edhe pa u konsultuar me partitë.

Po bëj të qartë se në të hapësirën kohore që kodi do më lejojë,  i miratuar me konsensus apo jo, në hapësirën që më jep Kushtetuta do të bëjë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, të ardhshme menjëherë pa u konsultuar me asnjë parti pasi jam i sigurt që të gjithë mezi po presim. Dekreti i presidentit është shumë i qartë, firmos dhe kushdo të hyjë në zgjedhje kush nuk do të mos hyjë është problemi i tij“, tha Meta.

Ndër të tjera, presidenti sqaroi se përse kishte kthyer dy ligje te qeverisë gjatë javës së kaluar.

“Ligji nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar”, është kthyer, duke bartur një shqetësim të madh për cilësinë e procesit ligjbërës, por edhe së gjuhës së akteve të miratuara.

Fusha e aktiviteteve zbavitëse të turizmit detar, duhet të zhvillohet nën një regjim të sigurtë juridik, por këtë regjim të sigurtë nuk e garanton mungesa e qartësisë dhe koherencës së dispozitave ligjore me Kushtetutën dhe pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi.

Përdorimi sidomos i emërtimeve në gjuhë të huaj, i shkronjave që alfabeti ynë nuk i njeh, në aktin më të lartë me fuqi detyruese që nxjerr Kuvendi i Shqipërisë, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe, por cenon drejtpërdrejtë dhe identitetin kombëtar, të mbrojtur posaçërisht që nga preambula e Kushtetutës sonë.

Uroj që Kuvendi të reflektojë mbi këto çështje.

Është kthyer gjithashtu për rishqyrtim në Kuvend edhe Ligji nr. 58/2020 për miratimin e shtesës së koncesionit të një porti në Porto Romano Durrës.

Për këtë ligj, ashtu si dhe për koncesione të tjera të kthyera,konstatohet se procedura e aplikuar nga autoritetet kontraktore, anashkalonprocedurat e hapura dhe transparente të konkurrimit të parashikuar në ligjin për koncesionet dhe PPP-të, duke hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë negocimi vetëm me një subjekt”, sqaro Meta. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com