Auto Dak
Auto Dak

Meta, edhe në shinat e patriotizmit: ja fotoja e jetës sime

Me një shpeshtim të postimeve të rrjetet sociale, nën ethshmërinë e një përplasjeje politike me mazhorancën, më saktë kreun e saj Rama, presidenti Meta u shfaq dhe si një politikan patetik mëngjesin e kësaj të marte, duke u vetëreklamuar si atdhedashës në misionin e drejtimit të shtetit.

Duke rimarrë foton e betimit si president, ai e quan atë si “Foto e jetës”, duke iu ofruar kështu publikut dhe me një narrativë patriotike.

Kjo pason aktin e shqiponjës teksa anullonte zgjedhjet e 30 qershorit, si dhe slloganin tjetër “Shqipëria e para.

Kujtojmë se prej sa u shfaq protagonist në politikë, që nga viti 1992, Meta nuk e ka patur kurrë, as në rast përplasjesh, të cilat nuk kanë qenë të rralla në personin e tij, linjën e vetëpotencimit patriotik në ligjërimin e tij. /tesheshi.com/             

auto pjese dak

Related posts