Meta: ç’përfaqson Skrapari dhe pse duhet reflektim nga politika

Presidenti Meta, i konsideruar nga mazhoranca si palë në krizën politike e jo vetëm nga të qënit bashkëshort i znj.Kryemadhi, ka përcjellë një tjetër apel për reflektim politik.

Me anë të një statusi ku fillimisht promovon turizmin në vend-origjinën e tij, Skrapar, Meta shpreh shqetësimin se kriza po tregon shenja dëmtimi të kësaj ekonomie.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tone”, shprehet kreu i shtetit.

Ndërkohë, nga mazhoranca ai dyshohet të jetë një ndër investuesit underground të krizës, ku së bashku me Berishën kanë shtyrë dyshen PD-LSI drejt djeges së mandateve. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts