728 x 90 Leaderboard

Meta “bindet” më në fund: dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm

Tre orë para skadimit të afatit kushtetues, presidenti Meta ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm, duke i dhënë fund kështu një zhvillimi deri më sot të paprecedent, i cili zgjati për rreth dy javë.

Meta e dha sinjalin që në orët e paradites, kur vendosi ç’dekretimin e tij si ushtarak. Ky qe dhe pretendimi i tij pengues për ta dekretuar – pra suatusi si ushtarak aktiv – artikuluar pak ditë më parë. Ndërsa kur e refuzoi dekretimin që në fillim para dy javësh, u shpreh thjesht se “nuk u bind”.

Kjo solli reagimin e fortë të kryeministrit Rama, i cili i kushtoi rastit dhe një fjalim në parlament.

Rama e çoi emrin e Leshit për herë të dy për dekretim, pasi zgjodhi që të paktën ta emërojë si zv/ministër.

Të premten në mbrëmje ka marrë fund “droja” presidenciale dhe Sandër Lleshi, gjenerali që për 5 vite ka qenë këshilltari i Ramës për sigurinë, është tashmë de fakto e de jure, ministër Rendi, duke pasuar Fatmir Xhafajn e dorëhequr.

Në kohë, pritet të shihet se pse e “luajti këtë shah” kreu i shtetit me kryeministrin, referuar një shprehjeje të këtij të fundit sapo ia behu ky ngërç.

Mister do mbetet dhe misteri i Metës mbi një të fshehtë lidhur me Sandër Lleshin, të cilën ai kërkonte t’a bënte të ditur për deputetët në një seancë me dyer të mbyllura. /tesheshi.com/

 

 

Related posts