Auto Dak
Auto Dak

Messi rikthehet te Argjentina: prova e radhës me Venezuelën e Marokun

Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi u ribashkua me ekipin përfaqsues argjentinas në Valdebebas Sports Club të Real Madridit të hënën.

Ai do të aktivizohet në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, e cila do të luhet në stadiumin e Atleticos në Madrid, në kuadër të përzgjedhjeve pas Kampionatit Botëror të vitit të kaluar në Rusi.

Përveç ndeshjes kundër Venezuelës të premten në Madrid, Argjentina do të luajë dhe kundër Maroku në Tanger katër ditë më vonë.

Pas dështimin në Botërorin e Rusisë, si të Argjentinës e si të tijin personal, Messi mori një pushim duke u larguar nga ekipi kombëtar, gjë që çoi në spekulime se ai nuk do të luante më për “gaucos”.

Kohët e fundit, Messi ka shfaqur një formë të mirë, vetëm me Barçën sigurisht të cilën ai e konfirmoi dhe me një “hat-trick” në fitoren e fundit kundër Betisit 4: 1 të dielën.

Por vijon të mbetet unike mospërputhja e formës dhe e performancës së tij mes Barcelonës dhe Argjentinës. Me këtë të fundit, pothuajse pa asnjë përjashtim, ka qenë një dështim spektakolar. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts