Mëson se ishte i sëmurë për vdekje, 80-vjeçari bën festën e madhe

Një biznesmen i suksesshëm në Japoni, i cili ka drejtuar një prej firmave më të mëdha të makinerive, prej pak kohësh ka mësuar se vuan nga kanceri.

Por ndryshe nga shumë njerëz që do të luftonin dhe do të kuroheshin për të parandaluar vdekjen, biznesmeni ka vendosur të mbajë një festë lamtumire në Tokio, ku kanë marrë pjesë rreth 1 mijë njerëz.

Satoru Anzaki publikoi njoftimin një muaj më parë në një nga gazetat kombëtare, pasi zbuloi për gjendjen e rëndë shëndetësore.

Në festë u përfshinë miqtë, ish-punonjës dhe punonjës të kompanisë.

Ai tha: “Vendosa të organizoj festën pasi kam kënaqësinë t’ju them “faleminderit” njerëzve që hasa gjatë jetës. U diagnostifikova me kancer dhe sëmundja është përhapur aq shumë sa kirurgjia nuk është shumë efektive. Jam mirënjohës për jetën që kam bërë gjatë kësaj kohe dhe kam marrë vendimin të mos marr trajtim mjekësor duke pasur parasysh edhe efektet anësore.”

Në festën e organizuar  “për të shprehur mirënjohjen”, Anzaki është çuar dhe ka kërcyer një valle tradicionale.

80-vjeçari ka thënë se nuk është në natyrën e tij “të qenit i dëshpëruar”./tesheshi.com/

Related posts