Auto Dak
Auto Dak

Mesazhi i fundit i policit të vrarë në Lazarat: Miq, agjërim të lehtë dhe Zoti ua pranoftë!

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA­s që mbeti i vrarë në Lazarat, sipas gjasave ishte një besimtar musliman.

Ai pak ditë më parë në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” ka dhënë edhe mesazhin e fundit drejtuar miqve dhe ndjekësve të tij.

“Mirëmbrëma të gjithëve miq shoqëri dhe dashamirës, ju uroj Agjërim të lehtë dhe të mbarë Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë Agjërimin”, ishte mesazhi më 18 qershor, i cili merr urime të ndërsjellta dhe urime nga miq duke u lutur dhe për Bimin (siç e thërrisnin shokët) që Zoti t’ja pranojë Agjërimin.

31 vjeçari, kishte nisur në repartin RENEA vetëm kohëve të fundit pas një shërbimi në trupat komando të ushtrisë./tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts