Mesazhi i fshehur në këpucët e princeshës Diana ditën e dasmës

Martesa është ndër ngjarjet më të rëndësishme për të gjithë. Kjo, pasi në këtë ditë kurorëzohet dashuria e një çifti.

Të gjithë kujdesen që kjo ditë të shkojë mirë dhe të mos mungojë asgjë, duke e ditur se diçka e tillë do të mbahet mend tërë jetën.

Edhe princesha Diana siguroi që asnjë detaj të mos shpëtonte nga dita e martesës së saj, duke përfshirë edhe këpucët që kishte veshur.

Edhe në këpucë ajo kishte zgjedhur të shprehte dashurinë ndaj princ Charles, duke shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes.

Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla. Ato ishin dizajnuar nga Clive Shilton.

Edhe pse gjithë kjo përgatitje për një dasmë që do të mbahet mend, dashuria e tyre nuk triumfoi gjatë, pasi ata u ndanë pas disa vitesh martesë./tesheshi.com/Related imageImage result for lady diana wedding shoesImage result for lady diana wedding shoes