Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mesazh i pazakontë i Ramës: opozita, nxitje muslimanëve për revolucion në ditën e Bajramit

Kryeministri Rama përcolli një mesazh të pazakontë, duke aluduar për një ngacmim të ndjenjave muslimane nga ana e aktorëve opozitare, në kuadër të masave pandemike, duke shfrytëzuar faktin se kësaj here Bajrami nuk do falet në shesh.

“Komitët patriotë dhe parimorë të shqupit e të lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e shahin verdhës së vitit të mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet revolucionit të tyre imagjinar për Bajram.

 Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre”, shkruan shefi i qeverisë

Më tej, Rama shkruan se “pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me Komunitetin Musliman”.

“Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë“, përfundon mesazhi i të parit të qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com